Bruno është një nga konkurrentët e “Për’puthen”, të cilin e kemi parë mjaft të afërt me disa nga vajzat.

Ai zhvilloi disa takime dhe shprehu pëlqimin e madh për Mikelën. Pas hyrjes së Efit, ai u distancua nga Mikela dhe fokusin e pati te konkurrentja e re, ku kimia mes të dyve dukej qartazi në bisedat që bënin në studio dhe takimet jashtë saj.

Por, tashmë Bruno duket se nuk ka interes për asnjë nga vajzat, ndërsa ka nisur njohjen me Florjanën. Takimi i pari nuk shkoi mirë, por në takimin e dytë që u transmetua sot, mes konkurrentëve ka flirtime dhe nuk mungojnë deklaratat.

Në program, Bruno tha se në këtë moment do të fokusohet te Florjana dhe të mos ketë njohje të tjera:

Dua të them, që nga njohjet e mia, dua të fokusohem te Florjana dhe nuk kam më nevojë që të kem njohje të reja, dhe as të kthehem te njohjet e vjetra. Për momentin, fokusi im është këtu”.

Të zhgënjyera nga Bruno, Efi dhe Mikela u përpoqën të këshillonin Florjanën dhe i uruan që të mos ketë fatin e tyre, pasi siç thanë “Bruno është po i njëjti”.

FOTO GALERI
9/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA