Taulant Balla në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrimin në Bashkimin Europian mohoi se qeveria po fshihet pas vetos së Bullgarisë, sepse Bullgaria e ka bërë të qartë që nuk ka asgjë me Shqipërinë.
“Shpresoj që brenda këtij 10-vjeçari të jetë përmbushja e BE me vendet e Ballkanit Perëndimor. Edhe pse nuk është në dorën tonë ngecja e procesit të zgjerimit për arsye që më parë nuk kanë ekzistuar. Ne nuk fshihemi ndaj vetos së Bullgarisë sepse Bullgaria e ka bërë të qartë që nuk ka asgjë me Shqipërinë. Nuk dua të replikoj, ajo që për mua ka rëndësi është që Këshilli Kombëtar i Integrimit të flasë në një zë”, tha balla.
Nga ana tjetër ministrja e Jashtme Olta Xhaçka tha se Shqipëria vijon që të mbetet dëm kolateral i mosmarrëveshjes Bullgari-RMV.
‘Konkluzioni i dhjetorit të Këshillit të BE: të mbahet sa më shpejt Konferenca e parë Ndërqeveritare. Mundësitë tona nuk kanë qenë kurrë më të mëdha, por ne vazhdojmë të mbetemi një dëm kolatareal midis mosmarrëveshjes së Maqedonisë së Veriut dhe Bullgaraisë. Ne i kemi kryer detyrat e shtëpisë për hapjen e negaociatave me BE-në. Shqipëria e ka dëshmuar veten si një partner i besueshëm i BE. ’- tha Xhaçka.
Top Channel