Analistët Ilir Yzeiri dhe Ergys Mertiri në lidhje me skype këtë të hënë kanë komentuar dy prej ngjarjeve më të nxehta të politikës shqiptare të ditëve të fundit, gjyqin e presidentit Ilir Meta dhe zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit në gjashtë bashkitë e vendit, ku ish-kryeministri Sali Berisha po kandidon me koalicionin “Shtëpia e Lirisë”, me LSI-në  dhe PDK-në.

Sipas tyre ngjarjet që lidhen me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Ilir Meta janë një kosto për opozitën, ndërsa favorizojnë qeverinë Rama.

“Nëse do t’i referohemi atyre që thotë zoti Meta, me shaka mund t ‘ju them çfarë thotë sot se thotë një ditë tjetër, çfarë thotë e përmbys, ndoshta mund të jetë objekt për një psikolog që t’i rrijë afër  dhe mund ta këshillojë se si të shprehet sepse nuk është kjo gjuha e figurës numër një të shtetit shqiptar. Meta nuk e ka pranuar rolin e presidentit menjëherë sa mori mandatin, nuk e kishte bërë betimin akoma por e kishte marrë emërimin dhe u hodh në krye të partisë së tij, duke bërë një nga fushatat më agresive. Ai në një farë mënyre na tregoi se loja e pistë politike, ajo që e çoi Ilir Metën në postin më të lartë të shtetit do na penalizonte të gjithëve dhe në krye të shtetit që ai na tregoi se nuk do të jetë presidenti por do të jetë një militant i shpallur agresiv. Roli i presidenti është formal i shkallës më të lartë, ai është një gjë e tejdukshme, çdo veprim i tij ka një shumëllojshmëri të caktuar”, tha Yzeiri.

“Pyetja që dua të bëj është kjo, më mirë një president i keq por rezistent ndaj maxhorancës apo normal?”, ka pyetur gazetari Denis Dyrnjaja të ftuarit.

“Roli i presidenti nuk ka qenë i keq, ka qenë i duhur në kushtet kur kemi të bëjmë me kushtet kur qeveria ka të gjitha pushtetet në dorë dhe pa një opozitë, një pushtet mund të mos ketë gjithçka në dorë mund të funksionojë duke pasur inat që i kundërvihen, që e pengojnë të realizojë gjithçka që qeveria do”, tha Mertiri.

“Berisha dhe Meta e kanë humbur sensin e realitetin dhe kanë ndërtuar një narrativë që i ngjan regjimit që e kanë ndërtuar vetë”, tha Yzeiri.

“Fati i zotit Berisha është i varur drejtpërdrejt me atë të zotit Meta, ata mbrojnë njëri-tjetrin, kanë kohë që janë në një zë, kanë një lidhje që nuk mund të bëjnë pa njëri-tjetrin. Unë mendoj që të dy ndihen të kërcënuar nga amerikanët”, tha Mertiri.

“As Basha as Robin Hood të vijnë nuk mund të fitojnë zgjedhjet në këtë gjendje që e kanë sakatuar partinë. në këto 8 vjet kemi pasur një PD me dy timonë. Dy liderët kanë dubluar njëri-tjetrin. Unë e quaj problem  faktin që Berisha ka bërë opozitë, ai duhej të kishte ikur nga politika, duhet t’i lësh të tjerët të bëjnë opozitën e tyre”, tha Mertiri.

“E ardhmja e opozitës është problem i PD, por nëse shoqëria shqiptare nuk zgjohet dhe nuk prodhon ide qoftë edhe brenda Partisë Demokratike, demokracia mund të shkojë drejt unitarizmit”, tha Yzeiri.

Top Channel