Vëllai i Einxhel ishte sot në Shqipëria Live ku foli për marrëdhënien e tij me Dagzin dhe nëse e kishte takuar atë.
Ai tha se po priste daljen e Einxhel nga Big Brother Vip për ta takuar Dagzin dhe për të folur me të.
Fakti që ai nuk e kishte takuar Dagzin nuk do të thotë se ai nuk i ka marrë informacionet e nevojshme.
Flori Gjini: Tani të pyetën dhe për Dagzin .
Erjona Rusi: Na thuaj pak më shumë se sa the në spektakël.
Flori Gjini: Domethënë ende se ke takuar.
Vëllai i Einxhel: Po pres Einxhelin, të shkoj bashkë me Einxhelin. Shoqëria që njeh Dagzin dhe nga fjalët shumë të mira që ka thënë për Einxhel kemi mendime shumë të mira.
Erjona Rusi: Kur thua kemi, keni si familje apo ti personalisht ?
Vëllai i Einxhel: Të gjithë njerëzit e afërt, familja dhe shoqëria.
Erjona Rusi: Domethënë vjehrri edhe vjehrra e ardhshme e pëlqejnë.
Flori Gjini: Tani atë nuk e dimë sepse është fillimi i një historie të bukur.
Top Channel