Futbolli madrilen është në zi pas vdekjes së Jaime Guerrero Messousi, një futbollist 15 vjeçar, i cili luante në akademinë e Mostoles URJC, me moshat e ulëta, ka humbur jetën pas një përleshje me thika.
Haime Guerrero Mesousi, i njohur dhe si Pepe nga shokët e tij, nuk arriti dot tu mbijetonte plagëve të marra. Në derën e një klubi nate ndodhi një zënkë, ku Pepe u godit me hanxhar në gjoks dhe më pas u godit disa herë me thikë, shkruajnë mediat e huaja.
Forcat mjekësore erdhën menjëherë, por nuk mund të bënin asgjë për djaloshin.
“Shumë forcë për familjen, miqtë, kolegët e tij… Sot familja Azulona është në zi, ngushëllimet tona më të thella. U prefsh në paqe”, shkruan klubi në Twitter.
Klubi Mostoles i ka kërkuar Federatës Mbretërore Spanjolle të Futbollit autorizimin për të mbajtur një minutë heshtje fundjavën e ardhshme në të gjitha ndeshjet e luajtura nga ekipet e tyre në nderim të Jaime Guerrero.
Top Channel