Si dukej Amarda Toska 18 vite më parë, kur bënte audicione për të prezantuar “Portokalli-në”?

07/02/2022 09:27

Amarda Toska u bë pjesë e spektaklit të humorit “Portokalli” në vitin 2004.

Tek “Ëndërrtjerrësit” u publikuan momentet e patransmetuara të 18 viteve më parë, kur moderatorja zhvillonte audicionet për t’u përzgjedhur prezantuese e emisionit. Për shumë vite me radhë, ajo moderoi krah aktorit Agron Llakaj.

Megjithatë, Amarda rrëfen se mundësia që iu dha e që i ndryshoi karrierën nisi krejt papritur.

Ardhja ime në ‘Portokalli’ nuk ka qenë e menduar dhe e kërkuar nga unë. Kanë qenë njerëz të tjerë, që më identifikuan kur isha balerinë në Tv Klan. Ishte përgjegjësi e madhe, atëherë ‘Portokallia’ ishte në kulmin e vetë, dilte të dielave në adrkë dhe në lokale të gjithë atë shikonin”.

Edhe pse 18 vite pas, siç duket nga pamjet, Ami është po aq simpatike dhe elegante.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel