Efektivja Fatime Zela u surprizua nga kolegët një ditë më parë, teksa ishte në krye të detyrës.
Me një tortë dhe buqetë me lule, policët uruan Fatimen. Momenti i veçantë është publikuar nga zëdhënësi i Policisë Genti Mullai, që i uron ditëlindjen koleges dhe falenderon të gjithë punonjësit e policisë, për angazhimin dhe përkushtimin për të siguruar sigurinë dhe rendin në vend.
“Të respektosh ata/ato që dhe ditëlindjen e kalojnë në punë, s’ke bërë gjë tjetër, veçse ke shtuar vlerat e strukturës që drejton, dhe motivimin për të punuar më shumë, që të kemi një siguri rrugore, me parametra akoma më të mirë.
Ta gëzosh ditëlindjen kolege Fatime Zela, qofsh e lumtur dhe e palodhur asnjëherë në të mirë të komunitetit.
Respekt edhe për drejtuesit e Komisariatit të Policisë Rrugore dhe kolegët e tjerë, që ndërmarrin të tilla veprime që shërbejnë për harmoninë e organizatës, dhe motivimin për më shumë përkushtim, që në rrugët e kryeqytetit të ketë sa më pak aksidente dhe shumë më shumë rregull e siguri rrugore”, shkruan Mullai.
View this post on Instagram
Top Channel