Policia: Masakra e familjes erdhi prej frikës së përdorimit të magjisë së zezë (fotot)

07/02/2022 18:50

Policia në Kamboxhia tha se ka arrestuar gjashtë burra për masakrën e pesë anëtarëve të një familjeje, për të cilët ata dyshonin se “po përdornin magjinë për të vrarë njerëz të tjerë” në fshatin e tyre.

Autoritetet vendase thanë sot se viktimat e vrasjeve të 1 shkurtit në fshatin e largët lindor ishin një burrë 45 vjeçar, një grua 41 vjeçare, dy djem 15 vjeçarë dhe një djalë 5-vjeçar.

Ata shtonin se një djalë 11-vjecar i kishte mbijetuar sulmit, por ishte në gjendje kritike në spitalin e kryeqytetit  Phnom Penh.

Si viktimat ashtu dhe disa nga vrasësit e tyre janë anëtarë të minoritetit primitiv etnik Pnong. Popullsia Pnong, e njohur gjithashtu si Bunong, jeton kryesisht në zonën e xhunglës në lindje e verilindje të Kamboxhias.

Policia tha në raportin e saj se të dyshuarit ksihin pranuar vrasjet dhe tha se besonin se viktimat kishin përdorur “magji të zezë”  kundër të afërmve të tyre. Zhvillimi vjen megjithse bestytni të tilla janë të rralla në Kamboxhia.

Raportimet thonë se viktimat ishin vrarë në shtëpinë e tyre, një me armë zjarri ndërsa të tjerët të rrahur për vdekje me objekte të forta.

FOTO GALERI
1/3
Si viktimat ashtu dhe disa nga vrasësit e tyre janë anëtarë të minoritetit primitiv etnik Pnong.

Top Channel