Kushtetuesja tërhiqet për vendim/ Ka 30 ditë kohë për kërkesën për shkarkimin e Presidentit

07/02/2022 14:48

Tik taku i kohës nisi zyrtarisht numërimin mbrapsht për gjyqtarët kushtetues të cilët kanë 30 ditë afat për të vendosur shkarkimin apo jo të Ilir Metës nga detyra.

Ilir Meta beson se sulmi është mbrojtja më e mirë ndaj në seancën e fundit gjyqësore juristët e Presidentit paraqiten prova të reja që e vendosen Kuvendin nën akuzë për falsifikim dokumentesh.

Mazhoranca socialiste hodhi poshtë pretendimet duke i kërkuar kreut të shtetit të ruajë qetësinë.

Balla: Mendoj se nga momenti i përfundimit të procesit, të gjithë ne kemi detyrimin, përfshirë Presidentin, partitë e kushdo tjetër, të ruajmë heshtjen institucionale, derisa Gjykata Kushtetuese, brenda afatit 30-ditor, të shprehet, me gjithë arsyetimin. Mendoj se çdo deklaratë e imja apo e palëve të tjera të përfshira në proces nuk do i bënte mirë procesit”.

Ilir Meta duket se është në kërkim të kohës, edhe pse ajo dukshëm nuk është në anën e tij. Lëvizja e radhës e Presidentit është zhvendosja e betejës në organin e akuzës.

Dervishaj: U provua se Kuvendi edhe së fundmi depozitoi prova të manipuluara me qëllimin që të rrëzohen pretendimet e kreut të shtetit. Meta ka vendosur t’i drejtohet prokurorisë për një procedurë hetimore për këtë shkak ashtu si kurse është e drejtë e Gjykatës që të marrë një vendim, për manipulimin e shkresës në 4 shkurt 2022.

Kjo e hënë shënoi mbylljen e gjyqit për Presidentit. Në seancën e fundit ishte parashikuar që juristët e Ilir Metës t’i përgjigjeshin 72 pyetjeve të bëra nga gjyqtarët kushtetues por ata refuzuan ti lexojnë duke i dorëzuar vetëm me shkrim.

Top Channel