Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e PD për të zhbërë koalicionin “Shtëpia e Lirisë”, i përbërë nga grupi për rithemelimin e PD dhe LSI.
Në mbledhjen e sotme KAS vendosi të mos kalojë për shqyrtim kërkesën e PD.
PD dërgoi ankimim në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) kundër këtij koalicioni, edhe pse Sali Berisha u përjashtua nga KQZ si pjesë e koalicionit ‘Shtëpia e lirisë’ duke mbetur vetëm LSI dhe PDK.
PD parashtron 3 argumente, dorëzimi i kërkesës për koalicion nga LSI para se të regjistroheshin si parti, u përdorën simbolet e saj pa miratimin e kryedemokratit si dhe mbetët ende e paqartë se cila parti do të propozojë kandidatët për 6 bashkitë në zgjedhjet e 6 marsit.
Top Channel