“Jemi në terr, sa herë bie shi ikin dritat”, qyetari nga Lezha denoncon në Ti Raporton
07/02/2022 22:37
Një qytetar nga Lezha ka denoncuar në “Ti Raporton” në Top Channel se sa herë ka shira në zonë nuk ka energji elektrike.
Sipas tij në fshatrat Gramsh, Zojz dhe Mabe sa herë ka shira dritat ikin dhe ata detyrohen të ndezin gjeneratorët.
Përmes redaksisë së Top Channel, qytetarët e asaj zone kërkojnë zgjidhje nga organet kompetente.
“Përshëndetje jam nga Zadrima Lezhë jemi në terr pa drita fshati Gramsh, Zojz, Mabe sa herë bie shi rrimë në terr. Punojmë me gjenerator se s’kemi drita , lekët i paguajmë, drita s’kemi”, shkruan qytetari.
Top Channel