“Java e Ferrit”, marinsi amerikan vdes pas stërvitjes ç’njerëzore

07/02/2022 13:39

Zyrtarë amerikane zbuluan identitetin e marinsit kandidat për njësinë elitë Seal, i cili ndërroi jetë pas seancës se ashpër stërvitore të njohura si “Java e Ferrit”.

Për episodin që ka çuar në spital dhe një marins të dytë, i cili është në gjendje të rëndë, është premtuar një hetim rrënjësor. 24-vjeçari Kyle Mullen nga New Jersey dha shpirt në një spital të Kalifornisë, ndërsa ende nuk është bërë i ditur publikisht shkaku i vdekjes së tij.

Ai dhe kolegu i tij ishin në mesin e një grupi rekrutësh që po kërkonin të bëheshin pjesë e skuadrës elitë të Marinës amerikane në det, tokë dhe ajër, e njohur sidomos për vrasjen e liderit terrorist Osama Bin Laden në 2011-tën.

Stërvitja “Java e Ferrit”, është pjesë e një procesi të gjatë e shumë të rreptë përzgjedhjeje, që pason shtatë deri në 9 javë të mundimshme në një kamp ushtarak, dhe përbëhet nga trajnime rraskapitëse nënujore si dhe hedhje me parashutë.

Programi, siç thuhet edhe ne website e Nay Seal, synon t`i shtyjë pjesëmarrësit në limitet e tyre fizike dhe mendore.

 

 

Top Channel