Heroi që gërmoi me duar për të gjetur 5-vjeçarin tragjik në pusin në Marok, pa arritur ta shpëtonte (fotot)

07/02/2022 16:22

Një prej punëtorëve të shpëtimit është vlerësuar si hero për përpjekjet e tij të dëshpëruara në gërmimet për 5-vjeçarin që u gjet i vdekur të shtunën pasi ra në një pus në veri të Marokut. Sot u krye funerali i të voglit në Marok.

Bwa Sahraoui përdori vetëm duart për të gërmuar baltën e gurët bashkë me punonjës të tjerë të shpëtimit për të arritur te Rayan Awram, 5-vjeçari i mbetur i bllokuar në pusin 32 metra të thellë në provincën  Chefchaouen.

Përpjekja e gjerë tërhoqi vëmendjen e të gjithë botës por kur i vogli u arrit nga grupet tragjikisht kishte ndërruar jetë.

Sot u mbajt ne vend funerali i Rayan me pjesemarrje te gjere te komunitetit.

Video të reja tregojnë përpjekjet heroike të shpëtimit, të gërmimeve vertikale e horizontale  megjithë rrezikun e rrëshkitjes së dheut.

Për tre ditë kërkuesit me bulldozerë gërmuan një gropë horizontale për të arritur djalin e bllokuar, në konsultim me ekspertë të inxhinierisë topografike.

Sahraoui u vlerësua më shumë për punën e tij nga audienca e gjerë online.

“Bwa Sahraoui është një nga vullnetarët që për tre ditë ka gërmuar me duar për të shpëtuar Rayan! Një hero i vërtetë!”, thuhej në komente.

Mbreti maroken Mohammed VI i shprehu ngushëllimet prindërve të fëmijës, ndërsa Papa Françesku i bëri homazh viktimës dje në Vatikan, duke falenderuar popullin maroken që u mobilizua për shpëtimin e djalit.

Prindërit e Rayan ishin në shoqërinë e qindra fshatarëve që ndoqën operacionin e shpëtimit.

Fshati me rreth 500 banorë është i mbushur me puse të thella, të cilat përdoren për ujitje dhe shumë prej tyre kanë mbulesa për të parandaluar tragjedi si kjo e Rayan.

FOTO GALERI
1/7
Bwa Sahraoui përdori vetëm duart për të gërmuar baltën e gurët bashkë me punonjës të tjerë të shpëtimit

Top Channel