Sulmuesi i skuadrës së Manchester United Cristiano Ronaldo ka preferuar përherë të thyejë rekorde në fushë, por tani po e bën dhe jashtë saj.
37-vjeçari ka kaluar se fundmi 400 milionë ndjekës në rrjetin social Instagram duke u bërë personi i parë që e bën këtë.
Në shtator 2021, sulmuesi kishte 237 milione ndjekës duke shënuar rekord, por numri i mbështetsve të tij është rritur shumë brenda disa muajsh.
Në 3242 postimet e fundit, Cristiano ka një mesatare prej 10 milionë ‘like’ për çdo postim, shkruan Daily Mail. Ai vetë ndjek vetëm 500 përdorues të Instagram.
Dy ditë më parë Ronaldo festoi ditëlindjen e tij dhe falenderonte fansat për urimet:
“Jeta është është ulje e ngritje, shpejtësi e lartë, objektiva urgjentë dhe pritshmëri të mëdha … por në fund të fundit ato që vlejnë janë vetëm familja, dashuria dhe vlerat e duhura. Falenderit për mesazhet!”
Individi i dytë më i ndjekur në Instagram është Kylie Jenner me 308 milionë fansa dhe më pas vjen futbollisti Lionel Messi me 306 milionë.
Gazetari i njohur anglez Piers Morgan shpërndante një foto me futbollistin e Manchester United duke komentuar:
“Urime për njeriun e parë që arrin 400 milionë ndjekës në Instagram. Ai vetë ndjek vetëm 500 ku përfshihem edhe unë … ai e njeh një çekiç të mirë kur e shikon”.
Të premten në kupën e Anglisë, Ronaldo humbi një penallti dhe skuadra e tij nuk arriti të kalonte në raundin e ardhshëm pas eliminimit nga Middlesbrough me goditje 11-metershash.
Top Channel