Alves thyen rekord të frikshëm, ylli brazilian pjesë e një mijë ndeshjeve

07/02/2022 16:09

Barcelona tregoi dje një pjesë të potencialit të saj të madh, pasi triumfoi lehtësisht 4-3 në derbin kundër Atletico Madridit.

Në këtë ndeshje rrugën drejt rrjetës e gjeti Dani Alves në minutën e 49′ dhe më pas u përjashtua nga fusha në minutën e 69-të.

Megjithatë, kjo luftë ishte historike për yllin brazilian 38-vjeçar, i cili në karrierën e tij të madhe regjistroi 1000 ndeshje.

Në fakt, Alves sapo u bë futbollisti i dytë në botë që ka luajtur në 1000 ndeshje profesionale në shekullin e 21-të, pas Cristiano Ronaldos, i cili ka 1102 ndeshje.

I konsideruar si një nga mbrojtësit më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Alves është lojtari më i dekoruar në historinë e futbollit me 43 trofe në nivel të lartë dhe 44 në përgjithësi, duke përfshirë kampionatin Botëror të Rinisë FIFA 2003.

Top Channel