Adriatik Lapaj ka treguar se çfarë do ndodhë në momentin që shkarkohet Presidenti dhe si procedohet më pas.
I ftuar në Open, Lapaj u shpreh se brenda këtyre 30 ditëve mund të merret vendimi për Metën.
“Brenda 30 ditëve në secilën nga ditët mund të merret vendimi për Metën. Mund të jenë dhe tani të mbledhur. Gjykimi vazhdon pandërprerë. Proces që bëhet jashtë syve të publikut.
Janë dy çështje, e procedurës: A ishte në kushte legjitime parlamenti kur shkarkoi Presidentin.
Në momentin që shkarkohet, kompetencat i kalojnë kryetares së Kuvendit dhe pastaj procedohet me zgjedhjen e Presidentit të ri,” tha Lapaj.
Për herë të parë në historinë e saj në Shqipëri, Gjykata Kushtetuese, brenda 30 ditëve do të dalë me një vendim pro ose kundër shkarkimit të Ilir Metës, si President i Republikës së Shqipërisë.
Top Channel