120 kilogramë eksploziv, shkatërrohet ura në Gjermani

07/02/2022 15:45

120 kilogramë eksplozivë u përdorën për shkatërrimin e një ure të vjetër në një autostradë të Gjermanisë.

Ura ndodhej  pranë Wilnsdorf, në landin perëndimor gjerman të North Rhine-Westphalia.

Mediat e huaja thonë se ura ishte 485 metra e gjatë dhe 70 metra e lartë, më e larta e këtij lloji që është shembur ndonjëherë në vend me shpërthim të kontrolluar.

Operatorit qeveritar i infrastrukturës, Autobahn GmbH, sqaroi se struktura 55-vjeçare pranë kufirit shtetëror Hessian u shemb siç ishte planifikuar në orën 11:00 lokale.

Lënda plasëse ishte sistemuar më parë në 1850 gropa. Nga shpërthimi, të 16 shtyllat e urës ranë në tokë së bashku me sipërfaqen e saj, dhe ekipet në terren nuk patën asnjë surprizë të padëshiruar.

Top Channel