“Pray for Rayan”/ E gjithë bota në zi për 5-vjeçarin nga Maroku, postimet prekëse për vogëlushin (Fotot)

06/02/2022 16:58

Fëmija 5 vjeç që ra në një pus katër ditë më parë në Marok ndërroi jetë. Kjo ngjarje ka prekur jo vetëm Marokun, por të gjithë botën.

Në rrjete sociale janë realizuar punime për vogëlushin Rayan, ndërsa ai duket si ëngjëll, apo mban në dorë një tullumbace.

Kujtojmë se i mituri qëndroi në një thellësi prej 32 metra, ndërsa pusi ishte i gjerë vetëm 25 centimetra.

Në hyrje të pusit qëndruan me ditë të tëra qindra persona që prisnin se çfarë do të ndodhte me vogëlushin. Ndërkohë që një ambulancë e shoqëroi me urgjencë 5 vjeçarin në spital.

Fëmija u mbajt në jetë nga një tub me oksigjen që ia kishin hedhur nga lart forcat e shpëtimit si dhe një tub tjetër që i dërgonin ujë.

Operacioni për ta nxjerrë ishte shumë kompleks pasi rrezikonte të shembej gjithçka dhe fëmija të rrëshqiste edhe më poshtë, pasi thellësia e pusit ishte 60 metra.

Forcat e shpëtimit e arritën të hapnin një tunel tjetër paralel me atë ku ndodhej Rayan dhe nga aty e nxorën vogëlushin.

FOTO GALERI
2/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA