Krimi makabër trondit botën, vëllezërit i presin kokën gruas dhe realizojnë video

06/02/2022 17:13

Një ngjarje horror ka tronditur Iranin, pasi dy vëllezër i prenë kokën gruas së njërit prej tyre.

Ata u arrestuan nga policia duke e pranuar këtë krim makabër që kanë bërë, pasi një video e tmerrshme e viktimës qarkulloi në internet.

Sipas medias së huaj, dy burrat u arrestuan katër orë pas vrasjes të shtunën në qytetin jugperëndimor të Ahvaz.

Dhjetëra mijëra njerëz e panë videon në rrjetet sociale, e cila tregonte një burrë që mbante një thikë të madhe ndërsa mbante një kokë të prerë me flokë të gjatë në dorën tjetër.

Problemet familjare janë motivi i mundshëm i vrasjes dhe masakrimit të gruas, ndërsa çështja është nën hetim ndërsa policia nuk i bëri të ditur emrat e burrave ose nuk dha hollësi të mëtejshme mbi vrasjen ose kush e filmoi videon.

Top Channel