Dyshja Mahmood & Blanco kanë fituar festivalin ‘Sanremo 2022’ me këngën ‘Drithërima’, ndërsa në vendin e dytë u rendit Elisa me këngën ‘Ose ndoshta je ti dhe në vendin e tretë Gianni Morandi me ‘Hapi të gjitha dyert’.

Artistët kanë rrëmbyer zemrat e publikut me talentin e tyre, ndërkohë që do të përfaqësojnë Italinë në Eurovizion këtë vit, që mbahet në Torino.

“Duhet t’i them përshëndetje nënës sime”. Me këtë fjalë e priti vendin e parë, dhe menjëherë pas fitores në festivalin e Sanremos, Blanco, një djalosh shumë i ri në moshë zbriti tek publiku për të përqafuar dhe puthur nënën e tij, të ulur te publiku.

Mbrëmja finale e Sanremos 2022 u hap me Himnin e Mamelit të luajtur nga grupi i Guardia di Finanza, i cili më pas ia lë skenën notave të marshimit “Armi e Brio”.

Në skenën e Ariston të dominuar nga Amadeus, pati shumë të ftuar si Sabrina Ferilli, ndërkohë që nuk munguan homazhe për të famshmen Raffaella Carrà.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel