Katër familje përjetuan momente ankthi nga zjarri që ra në banesat e tyre në lagjen minatori të Bulqizës mbrëmjen e së shtunës.

Nga një prej apartamenteve flakët u përhapën në të gjithë godinën rreth orës 2 të mëngjesit.

Nuredin Jangulli tregon për Top Channel se se kur ka rene zjarri ishte turni i trete ne miniere dhe e lajmëruan fqinjët, por dëmet janë të mëdha sepse gjithçka u shkrumbua. Të tjerë banorë akuzojnë zjarrfikësit se nuk patën mjaftueshëm ujë.

Ngjarja qe shkaktoi panik në lagje, fatmirësisht përfundoi vetëm me dëme materiale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA