Bie avioni me turistë në Peru/ Humbën jetën 7 persona që ishin në bord

06/02/2022 01:58

Pesë turistë dhe dy anëtarë ekuipazhi janë vrarë pasi avioni i tyre u rrëzua gjatë një fluturimi turistik në vijat e famshme Nazka në Peru.

Nuk pati asnjë të mbijetuar mes shtatë pasagjerëve të avionit tip Cessna 207, tha minsitria e transportit. Turistët ishin dy kilenë dhe tre vizitorë nga Holanda, tha zyra e mbrojtjes civile.

Linjat e mistershme Nazka janë një nga atraksionet kryesore turistike të Perusë dhe janë gdhendur në shkretëtirë në një gjatësi prej 350 kilometra në jug të kryeqytetit Lima. Ky atraksion që është dhe trashëgimi e UNESCO-s, daton prej vitit 500 p.e.s, dhe përshkruajnë kafshë, bimë, qenie imagjinare e figura gjoemetrike disa kilometra të gjata.

Avioni ishte rrëzuar tragjikisht në nisje të fluturimti mbi to, në anë të një rruge. Nga impakti, avioni kishte shpërthyer dhe trupat e viktimave u dogjën, njoftonte rrjeti vendas Canal N. Shkaku i aksidentit është duke u hetuar nga ministria e transportit të Perusë.

Top Channel