Banorët e zonës së ‘5 Majit’ kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme.

Protesta po mbahet para ambienteve të kryeministrisë, ndërsa protestës i janë bashkuar edhe banorët e Unazës së Madhe.

Banorët protestojnë kundër prishjes së shtëpive dhe shpronësimeve, ndërsa në duar mbajnë pankarta ku shkruhet:

“Pse nuk më jep edhe mua shtëpi? Ti po më prish banesën time”, “Mos na dëboni nga shtëpitë tona”, ‘Shtëpitë na i prishi tërmeti shtetëror’, ndërsa në një tjetër shkruhet: “Nëse një person zotëron një tokë për 20 vite atëherë ai konsiderohet pronar i ligjshëm i saj”.

Kujtojmë se shembja e banesave në zonë e 5 Majit në kuadër të projektit të rindërtimit u shoqërua me përplasje mes policisë dhe banorëve ditë më parë.

Nga projekti për lagjen e re të 5 Maji, preken banorët e njësisë administrative nr.4 dhe nr.8, të cilët do të marrin kompensim të plotë, duke shkëmbyer banesën e tyre, me një shtëpi në godinat e reja që do të ndërtohen për të pastrehët nga tërmeti.

Deri në momentin që do të futen në shtëpinë e re këta banorë do të marrin bonusin e qirasë nga Bashkia e Tiranës.

FOTO GALERI
5/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA