Al Ahly surprizon Monterrey, kualifikohet në gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve

06/02/2022 00:02

Al Ahly preu biletën për në gjysmëfinalet e Botërorit të Klubeve falë suksesit minimal me rezultatin 1-0 ndaj Monterrey. Golin e vetëm të takimit e realizoi Mohamed Hany në minutën e 54′, me anë të një gjuajtje të fortë në hyrje të zonës, ku nuk i la asnjë mundësi reagimi portierit Andrada.

Skuadra meksikane u zgjua dhe menjëherë pas pësimit të golit prodhoi një rast të rrezikshëm me sulmuesin Funes Mori, por tentativa e këtij të fundit u ndal nga portieri. Kampionët e Egjiptit mes shumë vështirësive e administruan pjesën e mbetur të takimit, duke mbajtur portën e paprekur dhe duke siguruar vendin për në fazën e 4 më të mirave.

Al Ahly do të gjejë aty brazilianët e Palmeirasit, me sfidën që do të luhet të martën, sërsish në stadiumin “Al Nahyan” në Abu Dhabi. Ndërkohë, fituesi i çiftit tjetër çerekfinal mes Al Jaziras dhe Al Hilal do të përballet ndaj Chelseat në gjysmëfinalet e Botërorit të Klubeve.

Top Channel