Mbretëresha Elisabeth e Anglisë sot feston 70 vjetorin e ardhjes ne fron, duke u bere e para monarke qe arrin ketë rekord, duke qëndruar 7 dekada dhe duke mbërritur jubileun e njohur si Platinum.
Ajo hypi ne fron ne 6 shkurt te viti 1952 kur ishte vetëm 27 vjeçe, pas vdekjes se babait te saj Mbretit Xhorxh VI.
Mbretëresha e ardhshme ne ato dite ishte ne Kenia , ne Afrike kur morri lajmin per vdekjen e te atit. Do te ketë kater dite festime per te celebruar shërbimin e Madhërisë se saj ndaj kombit, duke filluar nga 2 qershori ne pritje te një kohe me te mire gjate verës.
Mbretëresha Elisabeth behet sovrani i pare britanik ne mbi 200 vjet qe vjen ne fron ne kohen kur ka qene jashtë ishullit. Kurorëzimi i saj u be zyrtarisht një vit me vone ne vitin 1953. Madhëria e saj ishte Sovrani i 39 qe kurorëzohet ne Abacine e Westministerit, ku ceremoni te tilla mbretërore zhvillohen qe nga viti 1066.
Mbretëresha Elisabeth mbetet një nga monarket me popullore dhe me te respektuara te Anglisë, e cila ka një kontribut te pamohueshëm ne ruajtjen e ndjenjave dhe përkrahjes popullore per Mbreterine e cila gjate sundimit te saj ka kaluar ne sfida e shumta mbijetese.
Top Channel