“Na more në qafë këtu në burg”/ Batuta që acaroi Lauretën: Kam thënë rrihe çekiçin (Pamjet e patransmetuara)

05/02/2022 21:50

Një shaka e Mevlanit me Mikelën u keqinterpretua nga Laureta Zyba për të shkuarën e saj. Në puntatën e sotme të Për’puthen Prime, janë transmetuar pamjet kur Laureta shpërtheu në lot në prapaskenë.

“Nuk jam mirë. Çfarë lloj sfidash kam kaluar në jetë, më kanë rrahur çekiçin e kam thënë rrihe çekiçin se jam pa faj. Një person flet për historinë time, për burgjet e mia. Më ka ndodhur, por jo të rrisësh autoritetin tënd”, thotë ajo.

Ndërsa motra e saj, Rrushja u shpreh: “Këto janë zero çfarë ke përjetuar ti e çfarë kemi përjetuar ne.”

Mevlani i ka sqaruar si është çështja e batutës duke thënë se nuk ka pasur lidhje me të shkuarën e saj.

“Ndodhesha në një supermarket në Tiranë dhe një grua që ishte shitëse më thotë “Të kam parë në televizor”. Unë me shaka i them, më ngatërron me Mevlanin. Ndërkohë ishte në telefon me të birin, hipa në makinë dhe vjen më thotë, do djali të flasë me ty e pastaj më thotë: “Duke parë që Mikela ka veshjet e saj që ndoshta ndonjëherë nuk janë të përshtatshme, thuaji të mbulohet pak më shumë se na more në qafë këtu në burg. Kjo ishte batuta dhe në atë moment ke menduar se e kam për ty”, tha Mevlani.

FOTO GALERI
2/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA