Pandemia vazhdon të jetë ende mes nesh ndërsa në qarkullim janë edhe variantet e reja të Covid që kanë shtuar infektimet.
Por pavarësisht kësaj nga ana e qytetarëve duke se ka një ndërgjegjësim të ulët që vihet re edhe nga kërkesat e pakta që ka për blerjen e maskave dhe dezifektantëve në farmaci.
“Krahasuar me disa muaj me pare kërkesa pe dezifektantë ka rënë, për maska ka qene situate pak me ndryshe vazhdojnë kërkesat. Për dezifektantë, gjatë një dite, shitjet janë te pakta mund te jene deri ne 10, ndërsa për maska deri ne 100 copë”, thotë farmacistja.
Më tepër kërkesa ka për ilaçe që i marrin për shkak të Covid apo virozave stinore. Por edhe sipas farmacistëve qytetarët po e kalojnë më lehtë infektimin.
“Aktualisht ka goxha raste qoftë me ‘Omicron’ apo viroza e stinës dhe grip. Janë mjekimet mujore që marrin, suplementet dhe medikamente te ndryshme për sëmundje te ndryshme. Situata është me e qetë ne lidhje me Covid-in, qytetaret po e kalojnë dhe me lehte ndoshta ka ndikuar dhe vaksinimi.
Të moshuarit janë ata që blejnë më tepër maska apo dezifektantë, ku përgjatë dy viteve të pandemisë kanë qenë ata që janë treguar edhe më të kujdesshmit ndërsa te të rinjtë vijon neglizhenca ndaj masave mbrojtëse. Sot një maskë e thjeshtë kushton nga 10 deri në 20 lek ndërsa për dezifektantët, çmimet variojnë nga 100 deri në 500 lek.
Top Channel