“Je shumë burrëror”, Mikela kthehet në “krahët” e Erionit: Pavarësisht agravimeve dhe shuplakës…

05/02/2022 22:15

Pas shumë debateve dhe akuzave, Mikela dhe Erioni janë përballur me njëri-tjetrin. Erioni, i cili në puntatën e javës së kaluar të Për’puthen Prime pati një përballje me Anën që u ngrit dhe puthi në buzë Edin, duket se është rikthyer sërish tek Mikela.

Ai ia tha troç  se ka qenë dhe është pëlqimi i tij. Përvec kësaj, Mikela i kërkoi falje dhe e falenderoi për disa situata. Përveç kësaj kishte dyshime dhe e pyeti nëse largimi i Anës e bëri të reagojë kështu. Në përfundim, shkëmbyen përqafim dhe puthje ndërsa Mikela zgjodhi Erionin për takimin e kësaj jave.

Erioni: Unë në asnjë moment nuk i kam diferencuar vajzat, thjesht kam thënë që nuk e di ku jam me veten.

Mikela: Tu qartësuan idetë pas asaj që ndodhën Primen e kaluar.

Erioni: Mu qartësuan idetë me atë vajzën. Atë përballje e kërkova vetëm për tu qartësuar se nuk kam ardhur këtu për të grumbulluar femrat. Nuk po them që as u dashurova, as vdiqa pas dikujt.

Mikela: Dua të të falenderoj se pavarësisht agravimeve dhe deri tek shuplaka, kurrë nuk më hodhe poshtë dhe nuk pate një sjellje të njëjtë. Me këtë gjest, të gjithë provokimet e mia për pjesën e burrnisë i hodhe poshtë duke më treguar që je akoma më burrë. Të kërkoj ndjesë nëse je ofenduar.

Erioni: Thuaje dhe njëherë.

Mikela: Je shumë burrëror.

Erioni: Mënyra që do ti rregullojmë gjërat mos ka ardhur nga fakti që personi tjetër u largua dhe do të kthehesh prap tek unë.

Mikela: Nuk ka të bëjë asgjë. Dhe kur isha me të, ngacmimet t’i bëja.

FOTO GALERI
4/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA