Vritet komandanti i ISIS në Siri/ Në shtëpi u gjetën 13 viktima, dyshohet se ata u vetë vranë gjatë sulmit

04/02/2022 01:40

Në pamje shihen mbetjet e një helikopteri të braktisur nga forcat speciale të SHBA pas sulmit ku u vra kreu i ISIS në Siri, Abu Ibrahim al-Kurashi.

SHBA tha se operacioni është goditja më e rëndë për organizatën militante që prej vrasjes në një sulm të ngjashëm të pararendësit Abu Bakr al-Baghdadi, në 2019.

“Falë aftësisë e guximit të forcave tona, kemi eliminuar Abu Ibrahim al-Kurashi,” tha Presidenti amerikan Joe Biden. Zyrtarët shtuan se Kurashi pasi pikasi rrethimin kishte shpërthyer një bombë që vrau atë bashke me anëtarët e familjes së tij.

Grupet siriane të shpëtimit thanë se kishin gjetur trupat e 13 viktimave pas sulmit. Disa helikopterë amerikanë ishin uluri në periferi të qytezës opozitare Atmeh, në veri të provincës Idlib pranë kufirit me Turqinë.

Helikopteri në pamje ishte braktisur në vendngjarje pas një problemi teknik, dhe ishte shkatërruar më vonë me një sulm ajror nga SHBA.

Top Channel