U rikthye me bujë/ Ky lojtar do jetë “viktima” e parë e Aubameyang te Barcelona

04/02/2022 00:44

Kalimi i Pierre-Emerick Aubameyang te Barcelona ka për të sjellë një sërë ndryshimesh te klubi spanjoll. Transferimi i ish-lojtarit të Arsenal te katalanasit ka për të penalizuar së pari lojtarin e rikthyer me shumë bujë te Barça, 38-vjeçarin Dani Alves.

Braziliani u bashkua me “Blaugranan” në nëntor, duke pretenduar vendin e titullarit të padiskutueshëm.

Megjithatë, Barcelonës iu lejuan të regjistroheshin tre hyrje të vonuara për fazën eliminatore të kompeticionit evropian dhe Alves nuk është njëri prej tyre. Të tre vendet i zunë të sapoardhurit e merkatos së dimrit, Ferran Torres, Adama Traore dhe Aubameyang.

Alves, ishte lojtari që së bashku me trajnerin Xavi, kishte fituar disa herë Champions League dhe kampionatin spanjoll për katalanasit gjatë kohës së tij te Baça.

Alves u kthye te Barcelona mes të nëntorit dhe ka luajtur katër ndeshje që atëherë.

Top Channel