Gjatë viti 2022 Tirana do të mbledhë të rinj nga e gjithë Shqipëria, rajoni dhe Europa.

Do të ketë më shumë se 1000 aktivitete që do të zhvillohen në kuadër të Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë, aktivitete që do të jenë të fokusuara në fusha të ndryshme.

Dafina Peci, Drejtoresha Ekzekutive e Kongresit Rinor Kombëtar: Morëm 1100 aplikime nga të rinj nga i gjithë vendi. Të gjitha do kthehen në një kalendar shumëngjyrësh aktivitetesh dhe mundësish.

Në eventin e hapjes zyrtare të aktiviteteve të Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ky është viti ynë duke iu drejtuar të rinjve me mesazhin se secili ka mundësi që të ndryshojë botën.

Gjatë ceremonisë i pranishëm ishte dhe këngëtari i mirënjohur Emal Meta ndërsa përmes një video mesazhi ylli muzikës botërore Dua Lipa u premtoi të rinjve një tjetër vizitë në Shqipëri në kuadër të aktiviteteve.

Në hyrje të eventit të rinjtë paraqitën certifikatën e vaksinimit ose kryen testin e shpejtë. Me qindra të rinj ishin pjesë e eventit të hapës, jo vetëm nga Shqipëria por edhe nga Europa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA