Shkencëtarët kanë zbuluar një variant të panjohur deri më tani të virusit HIV

04/02/2022 14:05

Shkencëtarët kanë zbuluar një variant të panjohur deri më tani të virusit HIV, i cili është përhapur pa u vënë re në Holandë gjatë dekadave të fundit.

Megjithatë, ky fakt nuk është për t’u shqetësuar, pasi ilaçet kundër AIDS-it funksionojnë po aq mirë te njerëzit me variantin e sapo zbuluar të virusit, sa dhe prevalenca e tij ka ardhur në rënie që nga viti 2010.

Ky lloj i ri i virusit u identifikua nga përpjekjet e studiuesve për të kuptuar se si HIV vazhdon të evoluojë.

Zbulimi nënvizon rëndësinë e aksesit të lirë në testim dhe trajtim në mënyrë që çdo variant i virusit të mund të shtypet sa më shpejt që të jetë e mundur, duke parandaluar përhapjen e HIV-it”, tha epidemiologu i Universitetit të Oksfordit, Christoph Fraser.

Në disa vende të ndryshme qarkullojnë disa nënlloje të ndryshme të HIV-it, disa prej të cilëve janë më të rrezikshëm dhe ngjitës se të tjerët. Nënlloji B është më i zakonshëm në Shtetet e Bashkuara dhe Evropën Perëndimore.

Ekipi i Oksfordit hasi në 17 raste të pazakonta në një analizë të një baze të dhënash të pacientëve me HIV në Evropë. Ata ishin disa persona që shfaqnin një imunitet më të dobët dhe më infektues se disa të tjerë që ishin infektuar me nënllojin B kur u diagnostikuan.

Të gjitha rastet, duke përjashtuar vetëm dy persona, ishin nga Holanda, kështu që shkencëtarët u fokusuan në bazat e të dhënave atje.

Ata ishin në gjendje të identifikonin një grup prej 109 personash të infektuar me një variant të nënllojit B, të quajtur VB.

Rastet datojnë nga fundi i viteve 1990 dhe përgjatë dekadave të para të shekullit të 21-të, por duke ardhur gjithmonë e në rënie nga vitet e fundit, thonë autorët e studimit në revistën Science.

Nuk dihet ende se cili nga ndryshimet e shumta gjenetike të virusit është shkaku i këtij lloji, por pas trajtimit, të infektuarit reagojnë si pacientët e tjerë me HIV.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA