Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” për zgjedhjet e 6 marsit, Marash Logu tregon pse nuk duhet të regjistrohet

04/02/2022 13:12

Në mbledhjen e KQZ po shqyrtohet kërkesa për regjistrimin e koalicionit “Shtëpia e lirisë” për zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie të datës 6 mars 2022”.

Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Marash Logu ka dhënë argumente përse nuk duhet të regjistrohet ky koalicion duke thënë se LSI nuk e kishte fituar ende statusin subjekt zgjedhor në KQZ, ndërsa theksoi se PD nuk ka vullnet për tu përfshirë në një koalicion.

Marash Logu: Nga leximi që i bëjmë kërkesës për marrëveshjen citohet: Emri i koalicionit është “Shtëpia e Lirisë, LSI – PDK”. Në faqen e dytë thuhet partitë përbërëse janë “LSI – PD Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit dhe PDK”. Është e qartë se kryetari i PD dhe i vetmi person i autorizuar për të paraqitur kërkesa në emër të PD është Lulzim Basha ose alternativisht është depozituar një autorizim për Indrit Sefa. Në rastin konkret, nga ana e PD nuk ka pasur dhe nuk do të ketë asnjë kërkesë për të qenë pjesëmarrës, drejtues politik apo udhëheqës në një koalicion, ndaj cdo kërkesë që është bërë në emër të PD është në kundërshtim. Po të marrim një rast hipotetik nuk rezulton që të kemi një subjekt  PD Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit.

Këto elementë e pamundësojnë që të regjistrohet ky koalicion në atë formë, në atë përmbajtje se i mungon afati dhe ka përfshirë një parti politike se nuk ka pikën e vullnetit as të dëshirës. Ndaj kërkojmë që kjo kërkesë të refuzohet duke garantuar që procesi t’i nënshtrohet vetëm ligjit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA