Grupet e shpëtimit i afrohen 5-vjeçarit të bllokuar në pusin 30m në Marok (fotot)

04/02/2022 19:50

Marokenët vijonin sot pritjen e ankthit për operacionin e shpëtimit të 5-vjeçarit Rayan, i bllokuar tashmë prej katër ditësh në një pus të ngushtë 30m të thellë prane shtepise.

Operacioni kompleks e i rrezikshëm ka tërhequr vëmendjen e të gjithë rezidentëve në vendin afrikano-verior madje dhe në Algjerinë fqinje.

Rayan ka rënë në vrimën 32 metra të thellë në fshatin e tij qe prej mbrëmjes së të martës.

Mediat vendase thanë se zyrtarët kanë arritur të dërgojnë ujë dhe oksigjen te fëmija i bllokuar, por nuk kanë dhënë informacione të tjera mbi gjendjen e tij.

Galeria është vetëm 45 centimetra e gjerë, duke e bërë të pamundur që efektivë të shpëtimit të kalojnë në të.

Autoritete thanë sot se janë në fazat e fundit të operacionit për të stabilizuar tokën dhe hapjen e një tuneli horizontal 3 metra të gjatë për të arritur te fëmija.

“Jemi afër. Kemi punuar pa ndalim për tre ditë dhe ka nisur lodhja, por grupet e shpëtimit vijojnë perpjekjen”, tha një prej drejtuesve të operacionit, Abdesalam Makoudi.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA