“Do vuaj për një kohë të gjatë”/ Atdheu zbulon se është i dashuruar: Jam single sepse ajo nuk ka siguri

04/02/2022 12:04

Atdhe Xharavina është bërë figurë e njohur që kur u bë pjesë e programit “Për’puthen” në sezonin e kaluar.

Ditën e sotme, Atdheu ishte i ftuar në “Wake Up” dhe zbuloi se vajza me të cilën ka dalë në video në rrjete sociale nuk është e dashura e tij.

Përveç kësaj zbuloi se është i dashuruar, por jo në një lidhje sepse vajza që pëlqen e njeh si Atdheu i Për’puthen dhe nuk ndjen siguri.

Atdhe: Kur e hodha këtë story, më shkruajtën shumë mesazhe që na thyve zemrat. E morën sikur jam në lidhje dhe i them që rrini të qeta se jam single. Unë jam i dashuruar, por nuk jam me atë gocën. Është dikush që e dua por nuk jam me të. Besoj se e njeh se Tirana është e vogël. Nuk jeton në Tiranë, por është e njohur. Nuk është xheloze, por nuk ndjen siguri. Akoma sheh Atdheun e Për’puthen. Jemi njohur përpara dhe tani ka krijuar një ide, dhe pse më njeh ndryshe. Jam impenjuar, por nuk ka funksionuar. Do e lë, do vuaj një kohë të gjatë.

 

Top Channel