Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar menjëherë pasi gjykata dënoi me 3 vite e 4 muaj burg ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Kim thotë se vendimi i sotëm i drejtësisë tregon se askush nuk është mbi ligjin.
‘I bëjmë thirrje institucioneve gjyqësore që të vazhdojnë të demonstrojnë se askush – pavarësisht partisë, pozitës apo pasurisë – nuk është mbi ligjin. Jo më pandëshkueshmëri.’- shkruan ambasadorja amerikane.
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të premten ka dhënë vendimin për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin. Gjykata lë në fuqi vendimin e shkallës parë, me ndryshimin që Tahiri do të vuajë në burg dënimin me 5 vite heqje lirie.
Ish-ministrit Tahirit i lejohet të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë, 45 ditë nga dhënia e këtij vendimi.
Tahiri nuk ka pranuar të komentoi vendimin për mediat, ndërsa ka nxituar që para se të shoqërohet në burgun 313 të bëjë një telefonatë.
Në njoftimin zyrtar të GJKKO për njohjen e vendimit thuhet se : Vuajtja e dënimit me burgim për të pandehurin Saimir Tahiri fillon nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Sipas gjykatës, Tahiri me veprimet dhe mos veprimet e tij ka ndikuar në përhapjen e fenomenit të kultivimit të kanabisit. Ai akuzohej për veprën penale “Shpërdorim të Detyrës”.
Gazetarja Anila Hoxha e cila ka ndjekur gjatë gjithë kohës procesin, raportoi se Tahiri ishte i pranishëm në sallë. Gjyqtari tha se Tahiri ka përfituar favore nga grupi i Habilaj, dhurata, udhëtime me jahte, siç ka këmbëngulur SPAK, e cila kishte kërkuar 12 vite burg për trafik droge dhe grup kriminal, por sipas gjykatës vetëm akuza e shpërdorimit të kanabisit qëndron.
Po ashtu gjykata ka provuar komunikimin e Jaeld Çelës, i cili po ashtu u dënua me 3.4 vite burg, me komunikimin e Florian Habilaj, pjesë e grupit kriminal Habilaj.
Top Channel