Arrestohen 2 persona në Korçë, ja për çfarë akuzohen/ Procedohen penalisht dy të tjerë

04/02/2022 11:28

Dy persona janë vënë nën pranga, ndërsa dy të tjerë janë proceduar penalisht në Korçë.

Policia kufitare e Kapshticë ka bërë ndalimin e shtetasit Xh. H., 41 vjeç, banues në fshatin Spolat, Lushnjë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar këtë shtetas me 1 muaj burg për veprën penale “Mosdhënia e mjeteve për jetesë”.

Ndërkaq, policia arrestoi në flagrancë shtetasin S. R., 25 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, të shtetasit, pasi ky shtetas në lagjen nr. 16, Korçë, nuk iu bind urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar dhe duke u larguar me vrap, ka hedhur në tokë një sasi të vogël me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Po nga këto struktura, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” për shtetasit Gj. Sh., 29 vjeç dhe A. Ç., 28 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr.6, Korçë, gjatë kontrollit fizik të këtyre shtetasve, shërbimet e policisë iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale secilit prej tyre, nga një sasi të vogël me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Gjithashtu filloi procedimi penal dhe u bë shpallja në kërkim për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”, për shtetasin A. R., 28 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 8, Korçë, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë në magazinën në përdorim të këtij shtetasi, u konstatua ndërhyrje dhe dëmtim në rrjetin elektrik.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA