Një konflikt me armë zjarri është parandaluar në Tiranë pasi një 30-vjeçar tentoi vriste me armë zjarri pronarin e një hoteli.
I riu i identifikuar si Ervin Selita është arrestuar sapo policia mori njoftimin për një konflikt me armë në ambientet e një hoteli, në rrugën “Tre Vëllezërit Kondi”.
Gjithashtu është vënë në pranga edhe një 30-vjeçare, për moskallëzim krimi, e cila shoqëronte 30-vjeçarin në momentin e konfliktit.
Në kërkim për moskallëzim krimi dhe fshehje të provave janë edhe dy shokët e 30-vjeçarit, të cilët i erdhën në ndihmë atij, gjatë konfliktit.
Ata janë identifikuar si: E. M., 26 vjeç, që akuzohet për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe Xh. S., 23 vjeç, që akuzohet për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Vijon puna intensive për kapjen e tyre.
Gjatë konfliktit në ambientet e hotelit, Selita ka tentuar të vrasë me armë zjarri njërin nga pronarët e hotelit, shtetasin Z. Xh.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel