Shoqja e Einxhel flet për aksidentin që ‘e hoqi nga puna’: Pasqyra e goditi në anën e djathtë të syrit

03/02/2022 15:22

Mikesha e Einxhel ka treguar detaje për aksidentin që shkaktoi debatin me tone të ashpra mes Donaldit dhe moderatores.

Në Shqipëria Live, shoqja me të cilën Einxhel ka qenë ditën kur është aksidentuar ka treguar dinamikën e ngjarjes.

Sipas saj, Einxhel u hoq nga puna nga vëllezërit Veshaj, për shkak se nuk mbërriti në kohë për xhirimet e emisionit.

“Duke qenë se e pësoi aksidentin në anën e djathtë, Einxhel ishte pasagjere. Xhami ishte i hapur dhe pasqyra e goditi në anën e djathtë të syrit. As unë as Einxhel nuk duhet të largoheshim nga vendngjarja dhe u ndjeva keq se duhet ta çoja në xhirime. Tha se ka pësuar një aksident, nuk mori përgjigje. U mundua të kontakt me ta, pavarësisht se po i shfaqej një hematomë pranë syrit, por nuk duhet të largohej derisa të vinte policia”, tregoi mikesha.

Në përfundim u shpreh se nuk e kupton si e pyet Donaldi se cfarë e ka bërë të famshme kur vetë e ka punësuar.

 

FOTO GALERI
5/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA