SHBA thotë se ka vrarë kreun e ISIS në sulmin me të paktën 13 viktima në Siri (fotot)

03/02/2022 15:51

SHBA ka njoftuar se ka vrarë mëngjesin e sotëm kreun e Shtetit Islamik në një mësymje të forcave speciale në veriperëndim të Sirisë.

“Falë aftësisë e guximit të forcave tona të armatosura, kemi eliminuar Abu Ibrahim al-Hashimi al-Kurayshi,” tha Presidenti Joe Biden.

Ata shtonin se rrjedhimisht Kurayshi kishte shpërthyer një bombë që vrau atë dhe anëtarët e familjes së tij.

Grupet siriane të shpëtimit tha se kishin gjetur trupat e 13 njerëzve pas sulmit.

Disa helikopterë amerikanë ishin uluri në periferi të qytezës opozitare Atmeh, në veri të provincës Idlib pranë kufirit me Turqinë.

Burimet lokale shtonin se ushtarët kishin hasur në rezistencë dhe u gjetën nënë zjarrin e mitralozëve të montuar në automjete, shkruan rrjeti britanik BBC.

Zjarri i armëve dhe artilerisë ishin dëgjuar për afro dy orë para se helikopterët të largoheshin.

E përditshmja amerikane New York Times shkruante se një helikopter ishte braktisur në vendngjarje pas një problemi teknik, dhe ishte shkatërruar më vonë me një sulm ajror nga SHBA.

Pamjet e rrënojave janë publikuar online.

Presidenti Biden tha se amerikanët nuk kishin pësuar humbje në operacion.

Agjencia AFP vizitoi një shtëpi dy katëshe që besohet se kishte qenë objektivi i sulmit dhe tregonte muret e përgjakura dhe dhomat e shkatërruara nga plumbat.

Grupet vendase të shpëtimit thanë se në ndërtesë ishin gjetur trupat e 13 viktimave, mes të cilave gjashtë ishin fëmijë dhe katër gra.

Një zyrtar i lartë amerikan tha për agjencinë Reuters: “Në fillim të operacioni, objektivi terrorist shpërtheu një bombë që goditi atë dhe anëtarët e familjes së tij, përfshi fëmijë e gra”.

Pararendësi i Kurayshi, Abu Bakr al-Baghdadi, kishte vrarë veten dhe tre fëmijët e tij në tetor 2019 gjatë një aksioni të ngjashëm të forcave speciale SHBA.

Veriperëndimii Sirisë është një bastion i xhihadistëve dhe rebelëve të mbështetur nga Turqia, që janë rivalë të ashpër të ISIS, sipas SHBA.

FOTO GALERI
3/5
Ata shtonin se rrjedhimisht Kurayshi kishte shpërthyer një bombë që vrau atë dhe anëtarët e familjes së tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA