Shqipëria është një vend ku jehona e progresit ka patur nuanca të ndryshme, veçanërisht në sferat e mobilitetit dhe transportit.
Tipike për një shoqëri në tranzicion dhe me zhvillim të debatueshëm, transporti ka qenë i vetmi tregues objektiv me të cilin shoqëria shqiptare ka komunikuar dhe projektuar nevojat e saj.
Gjuha dhe sjellja e lidhur me transportin ka qenë përherë pjesë e çdo tryeze shqiptare: familjare, institucionale, politike dhe ekspertizash vendimmarrjeje.
Kjo gjuhë dhe sjellje është pasuruar rregullisht me modele dhe vizione nga një ndërmarrje frymëzuese njerëzore dhe biznesi; nga Porsche Albania.
Ky koncesionar është shtëpia e madhe e markave më ikonike të industrisë automotive, si: Volkswagen, Audi, Škoda, Seat.
Nga Volkswagen Beetle i revolucioneve kulturore në gjeneratën futuristike të Audi e-Tron GT, ky koncesionar ka udhëzuar shoqërinë shqiptare drejt zgjedhjeve më efektive dhe më të përparuara automotive në botë.
Performanca e këtyre markave dhe modeleve të tyre ka prekur rregullisht majat e vlerësimeve më rigoroze botërore duke fituar çmime të panumërta. Vetëm në vitin e fundit Audi u vlerësua me 3 çmime: punëdhënësi më i mirë në botë nga Top Employer Institute, Çmimi “Otto Heinemann“ si më të mirët në ofrimin e një mjedisi pune të kujdesshëm ndaj punonjësvetë saj dhe modeli i saj më i fundit Audi e-Tron GT fitoi Çmimin “Golden Steering Wheel”si makina më e bukur e vitit 2021.
Nga ana tjetër Volkswagen dhe revolucioni i sal elektrik ka njohur menjëherë fitoret e para në rang ndërkombëtar. Platforma e saj elektrike ka fituar çmimin prestigjoz të Universitetit Teknologjik të Vienës dhe modeli i saj më i fundit Volkswagen ID 3 është shpallur modeli më i mirë i vitit 2021.
Ky model u prezantua edhe në tregun shqiptar nga Porsche Albania duke përmbushur edhe një herë misionin e saj për mundësimin e të ardhmes, pa humbur asnjë hap ndërkombëtarisht.
Vlerësime ndërkombëtare kanë marrë edhe dy markat e tjera të këtij koncesionari si Škoda dhe Seat.
Kështu, ndër shumë çmime, Škoda Enyaq IV është vlerësuar me Çmimin “Golden Steering Weel” si makina më e mirë SUV elektrike dhe së bashku me Škoda Fabia e re, ato janë konsideruar nga “EURO Ncap” si makinat më të mirat për klaset e tyre, për 2021.
Po këtë vit, Seat është vlerësuar nga Çmimet Gala “Autobest” si blerja më e mirë evropiane e vitit.
Kjo vitrinë çmimesh ndërkombëtare është një nga standardet me të cilat operojnë skuadrat e Porsche Albania. Së fundmi, ata gjenden në pararojë edhe të transformimit të infrastrukturës aktuale të transportit shqiptar në atë të transportit elektrik.
Fillimi i vitit 2022 e ka gjetur Porsche Albania me “motorët e ndezur” drejt digjitalizimit duke zgjeruar bashkëpunimet ndërsektoriale, si iniciativat e përbashkëta nëpërmjet aplikacionit të tyre “Makina Ime”.
Ndërkohë, shtuar Volkswagen, marka Audi këtë vit shndërrohet në një platformë tjetër 100% elektrike me modele, si të dala nga imagjinatat më të pasura të inxhinierisë dhe sigurisë, të cilat shumë shpejt do të jenë pjesë e tregut shqiptar.
Të gjitha këto qasje ndërlidhen brenda vizionit madhor të Porsche Albania për të vazhduar ofrimin e kapaciteteve të saj njerëzore, teknologjike dhe ekspertizën ndërkombëtare në shërbim të shoqërisë shqiptare, për të mos humbur asnjë takim me historinë dhe asnjë sfidë drejt të ardhmes.
Top Channel