Gjyqi i presidentit, Bollino në Open: Gjykata Kushtetuese është habitur nga qëndrimet e Metës

03/02/2022 21:35

Analisti Carlo Bollino i ftuar në emisionin Open në Top Channel tha se gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese janë habitur nga deklaratat e presidentit Ilir Meta.

Ai ka thënë më parë hapur se donte të fitonte një mandat të ri si president duke bërë fushatë për PD-LSI-në gjatë zgjedhjeve.

Sipas Bollinos, maxhoranca nuk ka përfitim politik nga kërkesa për shkarkimin e Metës, sepse atij i mbaron mandati në prill.

”Mazhoranca nuk ka një përfitim politik se Metës i mbaron mandati. Nuk ka diskutim që presidenti ka një pozition shkelës, ka bërë fushata zgjedhore, kundër qeverisë. E ka deklaruar vetë presidenti, plani ishte të fitoj një mandat tjetër me një shumicë të re me LSI dhe PD. Ai do të fitonte një mandat të ri si president. Kjo është një shkelje e hapur për pozicionin neutral. Edhe Gjykata Kushtetuese është habitur nga qëndrimet e presidentit. Janë habitur gjyqtarët. Edhe mund ta ketë një qëllim politik, se kuvendi nuk është një organ neutral. Pse duhet ta skandalizojmë, PS nuk duhet të jetë i pavarur, por presidenti”, tha Bollino.

Dosjet voluminoze të mbërritura pak para nisjes së seancës në gjykatën Kushtetuese ishin shenjë që mbrojtja e Preisdentit Ilir Meta nuk do ishte e lehtë duke sjellë si pasojë zvarritjen e procesit.

Përgjatë dy orëve, juristët e kreut të shtetit parashtruan faktet që sipas tyre, procesi ndaj Ilir Metës është hakmarrje politike e mazhorancës socialiste dhe puc institucional ndaj presidentit.

Shtylla kryesore e mbrojtjes së kreut të shtetit ishte vënia në pikëpyetje e legjitimit të Kuvendit që shkarkoi Ilir Metën si President. Juristi Bledar Dervishaj solli në vëmendje faktin se në periudhë tranzitore Kuvendi nuk ka legjitimitet për të kryer veprimtari hetimore.

Mbrojtja e Presidentit kishte përgatitur një fashikull prej 140 faqesh, ndërkohë gjyqtarët kushtetues kishin mbi 70 pyetje për juristet e kreut të shtetit të cilët kërkuan 48 orë për tu përgatitur. Kërkesa bëri që seanca gjyqësore të shtyhej sërish për datën 7 shkurt.

Më 9 qershor të vitit të kaluar, me 104 vota pro, Kuvendi i Legjislaturës së kaluar vendosi shkarkimin e Presidentit, ndërsa tashmë duhet një vendim kushtetues që Meta të shkarkohet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA