Gjyqi i fundit i Presidentit Meta/ Abilekaj: Mesazh i qartë se kush del kundër Ramës, ikën!

03/02/2022 22:07

Nisma e mazhorancës për të shkarkuar presidentin Ilir Meta është drejt konkretizimit.

Gjyqi ndaj Metës u shty për në seancën parlamentare të 7 shkurtit, pasi mbrojtja e Presidentit kishte përgatitur një fashikull prej 140 faqesh, që nuk mund të trajtohej i gjithi këtë të enjte në kuvend.

Beteja ndaj Presidentit, sipas analistit Enton Abilekaj është një mesazh se “kush del kundër kryeministrit Edi Rama, përjashtohet”.

Me këtë, duan të japin mesazhin që kush del kundër Edi Ramës ikën. Kush del kundër Edi Ramës, kush e shan, shkel kushtetutën” shprehet Abilekaj, në diskutimin në studion e “Open”.

Dosjet voluminoze të mbërritura pak para nisjes së seancës në gjykatën Kushtetuese ishin shenjë që mbrojtja e Preisdentit Ilir Meta nuk do ishte e lehtë duke sjellë si pasojë zvarritjen e procesit.

Përgjatë dy orëve, juristët e kreut të shtetit parashtruan faktet që sipas tyre, procesi ndaj Ilir Metës është hakmarrje politike e mazhorancës socialiste dhe puc institucional ndaj presidentit.

Shtylla kryesore e mbrojtjes së kreut të shtetit ishte vënia në pikëpyetje e legjitimit të Kuvendit që shkarkoi Ilir Metën si President. Juristi Bledar Dervishaj solli në vëmendje faktin se në periudhë tranzitore Kuvendi nuk ka legjitimitet për të kryer veprimtari hetimore.

Mbrojtja e Presidentit kishte përgatitur një fashikull prej 140 faqesh, ndërkohë gjyqtarët kushtetues kishin mbi 70 pyetje për juristet e kreut të shtetit të cilët kërkuan 48 orë për tu përgatitur. Kërkesa bëri që seanca gjyqësore të shtyhej sërish për datën 7 shkurt.

 

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA