
“Veprimet e tilla rrezikojnë të krijojnë pasoja të dëmshme”/ SHBA-ja shpreh shqetësim për mbylljen e Qendrave serbe për punë sociale në veri në Kosovë
23/02 10:41
Të paktën 23 persona e kanë humbur jetën dhe 47 janë lënduar nga përmbytjet dhe shirat e rrëmbyeshëm që kanë goditur kryeqytetin e Ekuadorit, Kuito, gjatë dy ditëve të fundit.
Reshjet e dendura 24-orëshe shkaktuan daljen e lumenjve nga shtretërit në perëndim të Kuitos. Pas tërheqjes së ujit, rrugët mbetën të mbuluara me baltë ndërsa ekipet e shpëtimit janë vënë në kërkim të dhjetëra të zhdukurve
Ushtria dhe banorët vendas po ndihmojnë në aktivitetet e shpëtimit dhe ka frikë se numri i viktimave mund të jetë më i madh se 23 vdekjet e konfirmuara deri më tani.
Si pasojë e përmbytjeve u shkatërrua një numër i madh ndërtesash si dhe u dëmtua edhe rrjeti i shpërndarjes së energjisë elektrike.
Top Channel