Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka dalë me një deklaratë pas vizitës treditore të emisarëve Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak në Kosovë.
Në deklaratë thuhet se askush nuk është duke kërkuar nga liderët kosovarë të bëjnë kompromis me sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.
“Përfundoi një vizitë produktive e përbashkët SHBA-BE nga përfaqësuesit specialë Escobar dhe Lajçak në Kosovë. SHBA e përkrah fuqishëm dialogun e lehtësuar nga BE si rruga më e mirë me të cilën udhëheqësit kosovarë mund të sigurojnë të ardhme evropiane për qytetarët e saj.
Status quo është e paqëndrueshme. Ne inkurajojmë angazhim konstruktiv, fleksibil dhe urgjent nga të gjithë, për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për marrëdhënie të normalizuara, të përqendruara në njohje reciproke.
Askush nuk po u kërkon liderëve të Kosovës të bëjnë kompromis për integritetin territorial ose ta shkelin Kushtetutën e saj. Ato janë të paprekshme”, thuhet në postimin e Ambasadës së SHBA-së në Facebook.
Top Channel