PD kërkesë Gjykatës së Tiranës për përjashtimin e gjyqtarit Agron Zhukri

02/02/2022 13:16

Partia Demokratike ka bërë kërkesë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë për përjashtimin e gjyqtarit Agron Zhukri për çështjen e ndryshimit të Statutit të paraqitur nga Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetorit.

Kërkesë kjo që nuk u pranua nga Gjykata, e cila hodhi shortin dhe gjyqtar u përzgjodh, Arben Konstandini.

Gjyqtari Zhukri refuzoi marrjen në shqyrtim të regjistrimit të statutit të PD-së nën argumentin se bashkëshortja e tij ka punuar me ish-kryeministrin Berisha dikur dhe se ndodhet në kushtet e konfliktit të interesit.

Nga ana tjetër sipas sqarimit të dhënë nga Gjykata e Tiranës, regjistrimi i statutit është një kërkesë që bëhet mbi ligjin për partitë politike, gjë që nuk e bën të papajtueshëm me funksionin ndaj nuk është pranuar dorëheqja.

Aktualisht PD-ja gjendet para një situate të paprecendentë më parë në politikën shqiptare, ku anëtarët kanë miratuar 2 Statute, por asnjë nuk njeh “kodet” e tjetrës, duke ia lënë zgjidhjen e konfliktit drejtësisë.

Top Channel