Tensione në Lindjen e Mesme, sulme të reja në Liban pas paralajmërimit të Iranit
Trupat e para ukrainase kanë nisur të përdorin armët kundratanke të gjeneratës së re, të dërguara nga Britania, për të forcuar mbrojtjen e Kievit, teksa Rusia po vazhdon të grumbullojë forca në kufij.
Gati 40 ushtarë morën pjesë në kursin pesëditor e më pas, ata janë shpërndarë në disa njësi për të stërvitur dhe trupat e tjera.
Gjithmonë e më shumë po bëhet e qartë se në rastin e një agresioni rus, Ukrainës do t`i duhet të mbrohet prej tij e vetme.
Si Shtetet e Bashkuara, ashtu dhe NATO-ja e kanë artikuluar hapur tashmë se nuk do të dërgojnë trupa në terren atje për t`u përballur me forcat ruse në front, në rastin e një pushtimi.
“Ne nuk planifikojmë të nisim trupa në Ukrainë, jemi duke u fokusuar tek ofrimi i mbështetjes”, tha më herët Stoltenberg gjatë për BBC.
“Ka dallim në mes të një vendi që është anëtar i NATO-s dhe një vendi të vlefshëm partner siç është Ukraina”, ishte argumenti i tij.
Nëse Rusia pushton Ukrainën, kjo nuk do të ishte hera e parë.
Moska ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë më 2014. Ky vend po ashtu mbështet rebelët në konfliktet në rajonet lindore të Ukrainës, në të cilat kanë vdekur rreth 14,000 persona.
Top Channel