Opinionisti Arjan Konomi u shpreh i ashpër me Mikelën, pasi ajo e akuzoi Bledin se ai kishte vetëm tërheqje fizike për të.

Arjani tha se mendja e Mikelës po fluturon diku tjetër, tek Erioni sipas tij dhe se ajo po luan me Bledin.

Kjo është kundërshtuar nga vajza e cila tha se nuk e ka më mendjen tek Erioni.

Arjan Konomi: Mendja jote po fluturon diku tjetër dhe ku të fluturon nuk do na e thuash as sot as nesër, pro mos e vër këtë djalë në pozita faji.

Mikela: Ku e kam mendjen?

Arjan Konomi: Tek Erioni.

Mikela: Për takimet që bëra? Nëse do të isha e dashuruar s’do të rrija këtu. Se edhe nerva nuk kam të merrem me të gjithë këtu e të zihem.

FOTO GALERI
6/14

Top Channel