Kabllot e tensionit të lartë që ranë në një treg në Kinshasa, kryeqytetin e Republikës Demokratike të Kongos, shkaktuan vdekjen e 26 personave.
Thuhet se numri i të vdekurve ishte i lartë për shkak të sasisë së madhe të ujit në dysheme në zonën e tregut.
Në një deklaratë, kompania kombëtare e energjisë elektrike tha se besonte se rrufeja kishte goditur një pjesë të kabllit, duke shkaktuar rënien e tij në tokë.
Mediat vendase raportojnë se shumica e viktimave janë gra tregtare.
“Kablli u këput dhe ra në një kanal që ishte mbushur me ujë pas shiut të mëngjesit”, tha për agjencinë e lajmeve AFP, Charles Mbutamuntu, zëdhënës i qeverisë provinciale Kinshasa.
Mbutamuntu tha se trupat ishin dërguar në morg dhe një hetim mbi incidentin kishte filluar.
Një tregtar tha se tregu shpesh përmbytej kur binte shi, me punëtorët dhe blerësit që duhej të kalonin nëpër ujë.
Top Channel