Jahti i pabesueshëm 170m që mund ‘të zhytet’ për të marrë barka të tjera në bord, nis lundrimin (fotot)

02/02/2022 15:27

Një superjaht i rrallë 170 metra i gjatë që mund të zhytet në ujë dhe të presë në bord anije të tjera, ka nisur lundrimin pas procesit 3-vjecar të konvertimit.

Barka unike e quajtur OK, ka në bord një fushë tenisi dhe ishte fillimisht një anije transporti në Japoni në 1982 para se të niste puna për transformimin e tij në një mjet ‘gjysmë zhytës’ në kantierin Karmarine në Turqi.

Dizanjatori Timur Bozca, i cili fitoi çmimin si i riu më i mirë i fushës në 2015, thotë se OK mund të zhysë në ujë 70 përqind të vetes së saj.

Anija ka një pishinë dhe është e rrethuar nga vetrata të xhamta, ka një kopsht botanik dhe një fushë tenisi.

Ajo lejon që të ftuarit e saj të presin në bord rreth 70 mjete më të vogla siç janë barkat 30-metroshe, avionë uji apo jahte të tjera, me ndihmën e vinçit të saj me fuqi 40 ton.

Mjeti mund të ulë nën ujë platformën e saj të mesme duke lejuar që ngarkesa të merret nga poshtë sipërfaqes së ujit.

Dhe kur kjo platformë lirohet nga mjetet e transportuara, ajo mund të kthehet në një fushë tenisi mbi det.

Dizanjatori Timur Bozca tha: “Mund të konfirmoj se mjeti është i vërtetë dhe ka nisur tashmë udhëtimin rreth botës”.

Ai shton: “Ne duam të krijojnë ndjesinë unike të një ishulli të pazbuluar në OK.”

“Ajo mund të zhysë 70 përqind të vetes së saj nën ujë, duke e bërë të lehtë ngarkimin e jahteve, avionëve të ujit apo mjete të tjera”.

Anija mund të presë 20 të ftuar me të gjithë komfortin e mundshëm, sipas  Bozca.

“Me më shumë se 3,300 metra katrorë hapësirë në kuvertë, OK mund të akomodojë 70 mjete më të vogal si jahte, barka, mjete amfibe apo avionë uji”.

Pronari i mjetit dhe çmimi i tij ishin informacione konfidenciale, sipas zyrtarëve.

FOTO GALERI
1/9
Një superjaht i rrallë 170 metra i gjatë që mund të zhytet në ujë dhe të presë në bord anije të tjera, ka nisur lundrimin

Top Channel